Kush jemi ne

Zeit Multilingual Center është krijuar pas punës disa vjeçare të administratorëve të saj në fushën e mësimdhënies.

Kush jemi ne

Zeit Multilingual Center është krijuar pas punës disa vjeçare të administratorëve të saj në fushën e mësimdhënies.

Objektivi

Objektivi

Objektivi kryesor për Zeit Multilingual Center është përçimi i njohurive tek studentët e saj, të cilët janë edhe fokusi primar. Për të arritur objektivat tona në përçimin e këtyre njohurive, ne punojmë me një staf të kualifikuar, me angazhim maksimal në fushën e mësimdhënies. Studentët tanë janë kryefjala e qendrës sonë, ndaj ne kujdesemi maksimalisht për të zgjedhur metodologjinë më të fundit që operohet sot në vendet Evropiane, por jo vetëm.

INOVACION

INOVACION

Qellimi i qendrës sonë është të sjellim një frymë tjetër të të mësuarit të gjuhëve të huaja, ndryshe nga format standarte. Disa nga risitë tona janë edhe studimi përmes Skype, duke iu ardhur në ndihmë të gjithë atyre personave të cilët për mungesë të kohës apo largësisë nuk kanë mundësi të ndjekin kurset pranë qendrës sonë fizikisht. Për këtë pjesë stafi ynë është i mirë trajnuar.   

StudentË tË suksesshËm

N

PjesËmarrje e LartË

PrindËr tË kËnaqur

LLOJET E KURSEVE QË OFROJMË

LLOJET E KURSEVE QË OFROJMË

Përgatitje të provimeve ndërkombëtare në Gjuhë të ndryshme

Përgatitje për matura shtetërore

k

Përgatitje për gjuhë profesionale si gjuhë biznesi, mjekësi etj.

Përgatitje për lëndë shkencore për studentët e universiteteve dhe nxënës të shkollave fillore apo gjimnaze

Përgatitje për nxënësit pas orarit të shkollës etj.

përse ne?

përse ne?

Të gjitha kurset ofrohen në një ambient të përshtatshëm për mësimdhënie si dhe të gjitha programet janë sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit. Ne jemi një qendër e cila është e liçensuar. Ne japim mbështetje për zhvillimin e kurseve për të arritur rezultate të larta.

Stafi i Zeit Multilingual Center dhe administrata e saj janë gjithnjë e më shumë bashkëpunues me njëri-tjetrin për të sjellë një qendër e cila bën diferencën në mësimdhënie, metodologji dhe teknikat e të nxënit të mësimit nga studentët.

Ne vazhdojme ende të rritemi…

Për ne, çdo student trajtohet sipas nevojave të tij personale përsa i përket kursit që vendos të ndjekë dhe ne i sigurojmë gjithësecilit prej tyre një ambjent profesional, komod dhe bashkëkohor.

Përvojën time gjatë studimit të gjuhës gjermane pranë Zeit Multilingual Center do ta cilësoja si ndër më të mirat. Ndër vite kam kryer kurse të ndryshme në disa qendra, por cilësinë e mësimdhënies, korrektësinë, mbështetjen dhe përkushtimin do e cilësoja si të veçantë. Kursin e gjuhës gjermane e nisa me qëllimin për të mbrojtur nivelin A1 dhe e kalova me sukses.

K. Papuli

Aktualisht po zhvilloj kursin A2 në gjuhën angleze dhe jam shume i kënaqur. Profesori është mjaft i përgatitur dhe gjatë orës mësimore fokusi kryesor është komunikimi. Do të veçoja si pikë të fortë të kësaj qendre çmimet e ulta krahasuar me kushtet dhe cilësinë e mësimdhënies.

A. Mustafaj

Jam studente në Zeit Multilingual Center që në nivelin e parë, bashkë me motrën, zhvillojme kursin e italishtes. Me plot bindje them që jam shumë e kënaqur me këtë qendër. Pedagogia që zhvillon orën, seancat mesiome, kushtet dhe korrektësia janë ato që e karakterizojne Zeit Multilingual Center.

E. Cobo

Gjuha greke më nevojitet për në profesion dhe pranë përkushtimit të pedagoges me të cilën zhvilloj seancat individuale, kam arritur ta përthith këtë gjuhë. Kursi është përshtatur sipas nevojave të mia, qëllimi im është të komunikoj në greqisht. Marrëdhënien dhe komunikimin student – pedagog e vlerësoj shumë pranë Zeit Multilingual Center.

J. Pasmaciu

ZEIT MULTILINGUAL CENTER

Paguaj 10% mË pak nË regjistrimin tËnd tË parE

Me gjuhët e huaja ju ndiheni kudo si në shtëpinë tuaj !